Zgjedhet kryetari i Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës

Me nandë vota për, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka zgjedhe Hasan Shalën kryetar të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Kurse, kandidatja tjetër, Tonka Berishaj, ka marrë dy vota, ndërsa Xhevdet Abazi nuk ka marrè asnji votë.

Këtë vendim, KGJK’ja e mori në mbledhjen e 187 të mbajtun të Mërkurën, ku si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.