Zgjedhja e Haradinajt Kryeministër, lajm kryesor në Serbi (foto)

Ramush Haradinaj u zgjedh Kryeministër i Kosovës me 61 vota pro, dhe nji abstenim.
Zgjedhja e tij si Kryeministër, dhe formimi i Qeverisë së re në Kosovës tashma asht ba lajmë kryesor në Serbi.

Mediat serbe si Tanjug, B92, Blic dhe Telegrafi serb kanë vendos në ballinat e tyne se ish-komandanti i UÇK’s e ka marrë drejtimin e Kosovës.

“Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës me 61 vota pro dhe nji abstenim”, shkruen B92.

Edhe agjencia e lajmeve Tanjug ka shkrue për krijimin e Qeverisë në Kosovë.

“Zgjedhet Qeveria e Kosovës, tri ministri për serbët”, shkruen Tanjug.

Edhe Telegrafi serb, që njihet si akuzuesi ma i madh i Haradinajt e ka vendos në ballinë lajmin se ai ka marrë drejtimin e Republikës së Kosovës.

“Haradinaj Kryeministër i ri i Kosovës, zgjedhet Qeveria e re, serbët me tri ministri”, shkruen Telegrafi serb.

Për formimin e Qeverisë në Kosovë kanë shkrue edhe mediat tjera të Serbisë. /lajmi.net

 

rambobobo

Shperndaje në: