Kryesia propozon Kadri Veselin për kryetar të PDK’s

kadriaa

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thanë sot se në mbledhjen e mbajtun dikun 2 orë u diskutu ma gjanësisht për Konventën e cila do të mbahet më 7 Maj në Prishtinë, gjatë së cilës ka propozue Kadri Veselin kryetar të saj.

Ai ka thanë se në takim u mor vendim që nga data 25 deri më 30 Prill, kryesia e PDK’s të dal në terren dhe të takohet me të gjitha degët e partisë.

“Na sot patëm nji mbledhje të rregullt, e cila ishte në funkcion të përgaditjes së Konventës e cila do të mbahet më 7 Maj. Na miratuem nji agjendë sot, nesër do të takohemi me kryetarët e degëve, si dhe vendosëm që Këshilli Drejtues të takohet t’Ejten mbasdite. Nga 25 deri më 30 Prill, kryesia do të jetë në terren çdo ditë për të takue degët e të gjitha komunave, takime këto të karakterit rajonal”, ka thanë Krasniqi.

Simbas tij, në mbledhjen e sotme ka pas propozime që Kadri Veseli të emnohet kandidat për kryetar në Konventën e 7 Majit, për çka Veseli ka propozu që gara të jetë e hapun.

 

Zgjedhja e Kadri Veselit, qe çka po ban PDK!

 

Partia Demokratike e Kosovës ka nis mbledhjen e kryesisë, e udhëhequn nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Kadri Veseli.

Në rend dite janë kryesisht përgaditjet për Koventën e jashtëzakonshme zgjedhore në të cilën pritet të konfirmohet Veseli si kryetar i PDK’s.

Konventa do të mbahet më 7 Maj si e jashtëzakonshme, për shkak të largimit të Hashim Thaçit nga udhëheqja e PDK’s, mbas zgjedhjes së tij President i Kosovës.

 

3-kryesia

 

1-pergaditja