Zgjedhja e Trumpit president, sa e ‘rrezikon’ Kosovën!

160302005451-trump-and-hillary-exlarge-169

Njohësit e çashtjeve të integrimeve europiane, konsiderojnë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë me qenë vendimtare për relacionin ndërmjet shtetit ma të fuqishëm dhe Europës, respektivisht Republikës së Kosovës.

Eksperti i proceseve integruese, Emrush Ujkani, në nji prononcim për Indeksonline ka folë rreth zgjedhjeve presidenciale të cilat, simbas tij, janë karakterizue me nji fushatë të “egër” ndërmjet dy kandidatëve, demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump.

“Fushata e këtyne zgjedhjeve ka qenë jashtëzakonisht shumë agresive në njifarë forme në dallim prej fushatave të tjera. Këtë e ka ba ma të veçantë Donalt Trump i cili ka qenë i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuem”, ka thanë ai.

Ma tej, Ujkani e vlerëson të rrezikshme zgjedhjen eventuale të Donalt Trump në krye të SHBA’ve.

Me Trumpin president, ai thotë se mund të ketë ndryshime në politikën gjeo-strategjinë nëpër botë si dhe Kosovë.

Megjithatë, Ujkani thotë se asht veshtirë me u paramendue mënyra e qeverisjes mbasi që shumica amerikanëve dyshojnë në aftësisë e tij udhëheqëse.

Kurse, me triumfin e Hillary Clinton gjithçka ka me qenë ndryshe në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

“Ajo si presidente SHBA’ve ka me fuqizue demokracinë e vet të mbrendshme mbasi nji femën për herë të parë ka me udhëheqë superfuqinë botnore”, ka potencue ai.