Zgjedhjet e Drenasit test për PDK’n dhe Kadri Veselin!

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Drenasit, po cilësohen si test i madh për PDK’n dhe Kadri Veselin.

Kjo për faktin se për herë të parë zgjedhjet po mbahen në kohën kur në krye të kësaj partie nuk asht ish-kreu i PDK’s, Hashim Thaçi.

Njohës të çashtjeve politike thonë se përveç ndryshimit të lidershipit të PDK’s zgjedhjet në këtë komunë po mbahen në kohën kur shumë pjesëtar udhëheqës të naltë të UÇK’s janë denue për krime lufte.

Ndërsa, në PDK shprehen të bindun në fitoren e PDK’s në këto zgjedhje.

Basri Musmurati, Sekretar i kësaj partie, thotë per Indeksonline se PDK ka pasë shumë teste të cilat i ka kalue me sukses.

Ai madje thotë se PDK ka me i fitue këto zgjedhje pa balotazh.