Zgjedhjet e reja në Maqedoni, menjiherë mbas atyne të 5 Qershorit

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në nji intervistë për agjencinë Frans Pres deklaroi se pa marrë parasysh bojkotin e të gjitha partive në shtet, zgjedhjet kanë me u mbajtë 5 Qershor.

“Jemi në nji situatë shumë të pakandshme”, deklaroi Gruevski, tue theksue se, VMRO-DPMN’ja asht e vetmja prej katër partive ma të mëdha politike ka me marrë pjesë në zgjedhje.

Gruevski, i cili dha dorëheqje nga funksioni para gjysë viti mbas dhetë viteve si kryeministër, paralajmëron se mbas zgjedhjeve të 5 Qershorit në mënyrë t’shpejtë kanë me u thirrë edhe zgjedhje tjera “për me i dhanë shansin qytetarëve që me zgjedhë”.

Lideri i partisë ma të madhe opozitare, Zoran Zaev, ka përsërit qendrimin se zgjedhjet nuk kanë me u mbajtë, mbasi që nuk ka kushte për realizimin e tyne. Këtë qendrim e ka edhe bashkësia ndërkombëtare.