Zgjedhjet historike n’Austri. Triumfon e djathta radikale

austrii

Skena politike austriake tronditet si asnjiherë ma parë në historinë e saj prej mbas Luftës së Dytë Botnore.

Kështu, në raundin e parë të zgjedhjeve presindenciale ka fitu Norbert Hofer nga Partia e Lirisë (FPÖ) i cili në raundin e parë fitoi rreth 36.7 përqind të votave.

Fitorja e partisë së ekstremit të djathtë, e cila ndjek politikë anti-emigracion, simbas mediave të hueja, ka qenë nji thirrje për zgjimin nga komoditeti politik i krijuem në Vjenë, dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Meqë kandidati i djathtë s’e ka fitu shumicën prej 50 përqind, simbas të gjitha gjasave kundërkandidati i tij do të jetë ekologjisti Alexander van der Bellen i cili ka marrë rreth 22 përqind të votave.

Kandidatët e dy partive popullore kanë mbet dukshëm mbrapa me nga 11 përkatësisht 12 përqind të votave.
Kjo asht hera e parë që nga viti 1945 që Austria nuk do të ketë nji president nga radhët e Social-Demokratëve (SPÖ) apo Partisë Popullore (ÖVP).