Zgjedhjet ishte dashtë me prodhue zgjidhje, jo kriza

Njohësi i çashtjeve politike, Driton Lajçi, ka vlerësue se Kosova ka humb shumë kohë për krijimin e institucioneve të reja.

Ai ka thanë se qysh më 3 Gusht asht dasht që fituesit të zgjedhjeve t’ju mundësohet e drejta për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, Lajçi ka theksue se Kuvendi nuk asht konstituue për shkak se të tjerët po vendosin kushte subjektive që, simbas tij, nji gja e tillë asht jokorrekte.

Lajçi ka pohue se Kosova nuk e ka luksin me humbë asnji ditë pa institucione efikase.

Ai ka thanë se bartësit e subjekteve politike dhe institucioneve duhet të jenë pragmatikë dhe t’u gjejnë zgjidhje krizave e jo me investue në kriza.