Zgjedhjet lokale, ky asht numri i mërgimtarëve që kanë aplikue për me votue

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri dje kanë arrite rreth 1600 aplikime të bame nga diaspora për regjistrimin si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa ata kanë kohë për me aplikue deri me 23 Gusht.

Zadhanësi i KQZ, Valmir Elezi, në nji prononcim për KosovaPress ka thanë se procesi i aplikimit si votues jashtë Kosovës asht tue vazhdue normalisht, dhe deri në ditën e Premte kanë aplikue për m’u regjistrue gjithsej 1600 persona dhe ma shumë se 1400 prej tyne kanë ardhë përmes tri email adresave të shërbimit votues.