Zgjedhjet lokale, PDK paralajmëron këtë befasi

PDK

Deri tash asnjana nga partitë politike në Kosovë nuk ka dalë me listë përfundimtare për kandidatë për kryetarë të komunave, përveç se ka pase emna të veçuem për ndonji qytet.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për lajmi.net se shumë shpejt partia e tij ka me dale me listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kuvendarë komunal.

“Afati ligjor për paraqitje pranë KQZ asht deri me datën 22. Na po bajmë punën tonë mbrenda forumeve partiake dhe secilës degë që t’i zgjedhim ma të mirët”, ka deklarue Stavileci.

“300 personalitete të njoftuna kane me qenë pjesë e listave tona”, u shpreh tutje ai.

“Besoj asht çashtje ditësh shpallja e këtyne kandidaturave. Edhe për kryetaremë edhe për kuvendarë komunal. Ka me pasë edhe risi shumë cilësore me mbi 300 personalitete të njoftuna qe kane me qene pjesë e listave tona”, potencoi mes tjerash Stavileci.