Zgjedhjet në Drenas: Nji kandidat tërhiqet nga gara

Kandidati i pamvarun për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, sot gjatë ditë e ka ofrue dorëheqejen e tij nga gara për kryetar të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmue Valdete Daka, kryetare e KQZ.

“Po, sot gjatë ditës Bazaj e ka ofrue dorëheqjen. Nesër ka me u ba decertifikimi i tij”, ka thanë për Express, Daka.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit kanë me u mbajtë më 4 Dhetor të këtij viti, mbas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Apelit për dënim me burg të ish kryetarit Nexhat Demaku për krime të luftës.