Zgjedhjet në Gjermani: Merkel fiton mandatin e katërt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, asht rizgjedhë për nji mandat të katërt në zgjedhjet federale.

Aleanca e saj konservatore CDU / CSU ka fitue 32.5% të votave, tue mbetë partia ma e madhe në parlamentin e Gjermanisë, simbas sondazhit të ARD, transmeton Rrokum.TV

Partneri i saj i koalicionit, SPD, ka fitue 20%.

Ndërkohë, AfD, nji parti nacionaliste e krahut të djathtë, anti-islame, ka fitue 13.5%, tue dalë si partia e tretë ma e fortë e Gjermanisë.