Zgjedhjet në Gjermani: Merkel kërkon mandatin e katërt

Gjermanët votojnë sot për zgjedhjet federale të vendit, në nji provë kyçe për Angela Merkel.

Ajo po kërkon nji mandat të katërt si kancelare dhe me mbajtë statusin e partisë së saj CDU me praninë ma të madhe në Bundestag’un e Gjermanisë.

Partneri i koalicionit CDU, SPD, asht kundërshtari kryesor në zgjedhje, transmeton Rrokum.TV prej BBC.

Vendvotimet kanë me qenë të hapuna prej orës 08:00 deri në orën 18:00.

Sondazhet e para priten me dalë menjiherë mbas mbylljes së votimit.

Zgjedhjet konsiderohen të randësishme, sepse munden me rezultue me gjashtë parti në Bundestag – parlamenti gjerman – për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botnore.

Nji rezultat i tillë mundet me nënkuptue nji ndryshim në përbamjen e koalicionit aktual qeverisës./Rrokum.TV