Zgjedhjet në Gjermani, Trump i uron suksese Merkelit

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump i uroi kancelares gjermane, Angela Merkel suksese në zgjedhjet e fundjavës.

”Trump i telefonoi kancelares Merkel  për t’i urue vendit të saj zgjedhje të suksesshme”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, gjatë nji deklarate për media.

Gjithashtu, gjatë bisedës telefonike, Presidenti, Trump nënvizoi lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Gjermanisë.

Trump dhe Merkel kanë pasë mosmarrëveshje për nji mori çashtjesh dhe marrëdhaniet e tyne personale dukeshin të tensionueme, sidomos tue pasë parasysh shkrimet e Presidentit, Trump në Twitter,  që kritikonin politikën gjermane dhe herë mbas here në mënyrë direkte edhe vet Merkelin, e cila ndryshe nga Trump nuk asht përdoruese e rrjetit social, Twitter.

Retorika e parë amerikane e Trump’it, dhe vendimi i tij për me lanë marrëveshjen e Parisit për Klimën, kanë shkaktue nji pakënaqësi në politikën gjermane.

Gjithashtu, Trump ka kërcënue kundër hendekut tregtar mes SHBA’ve dhe Gjermanisë tue e quejt politikën e migrimit të Merkelit nji “gabim katastrofik”.

 

Shperndaje në: