Zgjedhjet në Malin e Zi: Djukanovic fiton, shqiptaret me 1 vend në Parlament

Në momentin kur janë numërue gati 100 përqind të votave në Malin e Zi, Komisioni Shtetnor Zgjedhor në këtë vend (CEM) njofton se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Djukanovic ka fitu 35 deputetë (41.1 përqind të votave), Fronti Demokratik i rusofilëve 18 deputetë (20.60 përqind), “Aleanca Çelësi” ku garon edhe shqiptari Dritan Abazovic që asht pro-BE dhe kundër NATO ka fitu nandë mandate (10.70 përqind), shkruen media malazeze vijesti.me.

Partitë tjera janë si vijon: Demokratët 9 deputetë, SDP 4 deputetë, boshnjakët e bashkuem kanë arrite me i fitu dy mandate, Socialdemokratët 2 mandate, ndërsa koalicioni shqiptar “Shqiptarët e vendosun” kanë fitu vetëm 0.9 përqind të votave ose vetëm 1 deputet, po aq sa kroatët.

_______________________________________________

Mbas numërimit të 29 për qind të vendvotimeve, dy koalicionet shqiptare qe garuen në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi, kanë marrë nga 1.20, respektivisht 1.10 të votave.

Bahet fjalë për koalicionin shqiptar “Forca” që ka marrë deri tash 4 mijë e 700 vota ose 1.20 për qind dhe koalicionin tjetër “Me të vetmin qëllim” që ka marrë 4 mijë e 100 vota ose 1.10 për qind.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve nuk ka arritë as në 1 për qind, tue grumbullue deri tash vetëm 2 mijë e 200 vota.