Zgjedhjet po shihen si zgjidhje të ngërçit!

 

Zgjedhjet e parakohshme po shihen si të domosdoshme në Kosovë.

Humbja e legjitimitetit të Qeverisë e cila simbas opozitës gjatë tanë këtij mandati deri tash i ka imponue qytetarit projekte jashtëzakonisht të damshme nuk mund të tolerohet ma, shkruen gazeta Zeri.

Për zgjedhje të parakohshme janë edhe analistët politikë, simbas të cilëve, zgjedhjet kanë mbet si i vetmi mjet demokratik për zgjidhjen e ngërçit politik që asht krijue në vend.

Madje simbas tyne, zgjedhjet mund të mbahen qysh në pjesën e parë të vitit 2017.

E të njajtit mendim nuk janë deputetët nga koalicioni qeverisës.

Ata thonë se ky nuk asht momenti ma i duhun për zgjedhje mbasi që vetëm kishte me u shkaktue ma shumë konfuzion në mesin e qytetarëve.

Megjithëkëtë, derisa “lufta” pushtet-opozitë vazhdon, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluem n’Europë pa demaskimin e kufijve dhe pa ushtri të sajën.