Zgjohet prej gjumi LDK. Ja kthen Ramushit

isa - ramushi

Lidhja Demokratike e Kosovës i ban thirrje zotit Haradinaj që të tërhiqet nga shpifjet dhe akuzat, si thuhet ne reagim, “gjuhë të cilën si duket e ka mësu së fundi gjatë partneritetit me grupet radikale të majta në kuadër të “koalicionit të molotoVëVe”.

“Haradinaj, je njeriu i fundit që mund t’i shesish moral në këto aspekte kujtdo në Kosovë, e aq më pak LDK-së. Paraprakisht, zoti Haradinaj duhet të sqaroj prejardhjen e pasurisë së tij marramendëse, apo së paku aferën e fundit të privatizimit të qindra hektarëve tokë nëpër Kosovë”, thuhet në reagimin e LDK.
LDK kërkon nga zoti Haradinaj dhe mësuesit e tij të ri në opozitë me heq dorë nga sulmet e ulëta verbale e fizike, si mjete për me synue marrjen e pushtetit.

LDK fton të gjitha subjektet që ia duen të mirën Republikës së Kosovës me qene pjesë e përkushtimit të përbashkët për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA dhe vendet tjera mike.