Zhduken dy vajza, njana në Ferizaj tjetra në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se dje janë zhduk dy vajza, njana e moshës së mitun nga Mitrovica e tjetra nga Ferizaj.

Dje në stacionin e Policisë në Ferizaj asht lajmërue se në fshatin Dardani, nji grue ka informue se motra e saj ka dalë nga shtëpia me 8 Shtator dhe ma nuk dihet vendndodhja e saj.

Gjithashtu dje në rrugën “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë, baba ka njoftue policinë se vajza e tij e moshës së mitun ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njisitë përkatëse policore janë tue hetue rastin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se njisitë perkatëse janë tue hetue te dy rastet.