Zideutsche Zeitung: Serbia dhe Kosova, tregim mbi gjakun dhe luftën

Serbia dhe Kosova janë tregim i përhershëm mbi gjakun dhe tokën, luftën dhe krizën, shkruen gazeta gjermane “Zideutsche Zeitung”.

Për shkak të këtij tregimi, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka propozue dialog të haptë shoqnor, i cili kishte me kputë “nyjën kosovare” dhe “të jepte frymë në shpinë të Serbisë në rrugën e gjatë kah bashkësia europiane”, shton gazeta.

Debati i mbrendshëm mbi Kosovën, të cilin e ka iniciue kryetari Vucic, vërtetë ka fillue në Beograd, shkruen gazeta, por tash për tash nuk mundet me u kuptue drejtimi i tij, shkruen “Zideutsche Zeitung”.

ZDZ vlerëson se humbja e mundshme e “djepit serb”, në Beograd asht temë tabu, përkundër gjendjes faktike, sepse preambula e Kushtetutës serbe shënon Kosovën si pjesë integrale e Serbisë.

“Dhe, këtu vjen Vucic me nxitje se duhet lirimi nga krejt barra politike dhe emocionale”, shkruen gazeta dhe shton se premja e “nyjës së Kosovës”, të cilën e ka proklamue Vucic si qëllimin e tij kryesor, pa dyshim kishte me qenë bekim për serbët dhe shqiptarët si dhe frymë në shpinë në “rrugën e gjatë kah bashkësia europiane”. Ai e din se qëllimi i tij i proklamuem i hymjes së Serbisë në BE nuk mundet me u arritë derisa asht e hapun çashtja e Kosovës, shton gazeta gjermane.

Këtë pyetje, simbas gazetës, Vucic jau ka lanë bashkëpunëtorëve të vet siç asht ministri i jashtëm Dacic, i cili mbas nji kohe të shkurtë të shkrimit autorial të Vucic’it mbi dialogun e mbrendshëm, doli me plan për ndamjen e Kosovës.