Zika po zgjanohet në Europë, edhe Kosova asht e kërcënueme

Organizata Botnore e Shëndetësisë ka paralajmërue se virusi Zika gjatë verës ka me u përhapë edhe në Europë, tue përfshi edhe fqijtë tanë në mesin e vendeve të rrezikut të naltë nga sëmundja. Harta e Europës që e kanë krijue ekspertët suedezë tregon se, cilat vende janë ma së shumti të rrezikueme, kurse në mesin e tyne janë edhe vendet kufitare të Kosovës.

Ekspertët suedezë kanë publikue hartën e Europës, e cila kallxon se qysh mundet me u përhapë virusi Zika gjatë kësaj vere. Zonë pjellore për përhapjen e virusit ka me qenë pikërisht pjesa jugore e Europës, mbasi që temperaturat e nalta kanë me rritë numrin e mushkojave që e bartin virusin.

Gjatë verës dhe pushimeve vjetore shumë njerëz udhëtojnë në zonën e Amerikës të përfshime nga virusi Zika, kështu që ka me u rritë rreziku i shtrimjes në Kontinentin e Vjetër, vlerësojnë ekspertët.