Zjarre të mëdha përfshijnë Izraelin

Me qindra vetë janë evakuue në Izrael dhe në kolonitë e Bregut Perendimor ku zjarrfikësit janë përfshi prej 3 ditësh në nji betejë me zjarret pyjore. Moti i thatë e i nxetë dhe ernat në zonë po ushqejnë flakët e mbërrime tashma në qytetin e Haifas, tue detyrue autoritetet të mbyllin përkohësisht autostradën kryesore Jerusalem-Tel Aviv.

Zjarret, simbas nji anëtari të kabinetit qeveritar, besohet se janë vnue qëllimisht, por policia këtë nuk e ka vërtetue ende. 4 persona janë ndalue ndërkohë në lidhje me nji zjarr në zonën e Jerusalemit.

Deri tash nuk ka raporte për viktima në njerëz nga zjarret që vazhdojnë avancimin, por të paktën 35 persona kanë marrë trajtim mjekësor për vështirësi në frymëmarrje të shkaktueme nga tymi.