Zjarrfikësi i plagosun në detyrë u la në mëshirë të fatit

U lendue tue krye detyrën e tij, saktësisht në vendin e punës dhe askush nuk merr përgjegjësinë për me i ndihmue, s’paku bile sa i përket financimit të mjekimit. Kjo mbasi pos të tjerave ata nuk kanë as sigurim shëndetësor.

Bahet fjalë për zjarrfikësin nga Ferizaj, Blerim Mehmeti, i cili tregon se nuk asht i vetmi ai që u lendue në vendin e punës.
Në përkrahje të fjalëve të Mehmetit, del edhe Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve Muharrem Beka. Simbas tij, zjarrfikësit janë pa status të zgjedhun, pa definim të kompetencave menaxhuese, etj.

Ai shton se zjarrfikësit në tanë Kosovën punojnë në kushte të këqija, pa sigurim shëndetësor, pa pajisje të nevojshme, me pajisje me afat të skaduem dhe me pagë minimale, e për të gjitha kto kanë me ba protesta para Qeverisë.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë shprehë pakënaqësitë e tyne me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.