Zmbrapset kryeministri, pajtohet për debatin rreth Demarkacionit!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklarue sot se kanë vlerësue se ka mundësi me shfrytëzue hapësina që të diskutohet me deputetë dhe me qytetarë dhe të merren ma shumë informata për çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe nga herët e kalueme, kur Mustafa deklaronte se shumë shpejt marrëveshja ka me shkue për ratifikim në Kuvend, ai sot në mbledhjen e qeverisë ka thanë se nëse opozita dhe qytetarët kerkojnë matje të territorit, na kemi me ba dhe me vërtetue para qytetarëve sa asht territori i Kosovës, në mënyrë që të binden qytetarët rreth saktësisë dhe rreth asaj se a asht humb apo jo territor i Kosovës.

“Dëshirojmë që kjo të përcillet me nji unitet sa me të gjanë dhe me informim ma të plotë. Unë e kam mirëprit edhe kerkesën e disa deputetëve që ata t’ulen dhe të sqarojnë dhe të marrim informata por gjithsesi këtë duhet me faktue me të dhana”, ka thanë kryeministri në mbledhjen e qeverisë.