Zogaj: Demarkacioni s’kalon nese don Veseli me kriju profilin e tij politik dhe me zhba mitin e Thaçit

Petrit Zogaj, Levizja Fol, tue i komentu zhvillimet e fundit ka thane se kthimi ne Kuvend asht pozitiv, derisa Vetevendosje nuk paraqitet me gazin e saj lotsjelles.

Simbas tij, Demarkacioni nuk ka me kalue nese don Kadri Veseli me krijue profilin e tij politik dhe me shkepute mitin e Hashim Thaçit.

Ai ka thane se secili deputet qe hyne ne Kuvend duhet me ju pergjegje urdhnave te Kadri Veselit, sepse ai asht kryetar i Kuvendit.

Zogaj keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Sa i perket AAK’s e Nisma’s, Zogaj ka thane se nuk kane me marre ndonji hape per me ba ndonji proteste te radhes.

Kadri Veseli tashma po tenton me shtrie autoritetin e tij mbrenda PDK’s, dhe ne kete rrafsh ka nji energji ma te madhe se sa e ka pase Thaçi, tha Zogaj.

Kurse sa i perket Lidhjes Demokratike te Kosoves, ai ka thane se kesaj partie i nevojitet nji konsolidim ma reformues, tue shtue se krejt partite kane komisione disciplinore qe ne raste te ndryshme edhe i sanksionojne anetaret e padegjueshem te tyne.