Zogaj: Moskontrollimi i emocioneve te zotni Mustafa te len me kuptue pafuqine e tij politike si ne LDK edhe ne Qeveri

I ftuemi i pare n’emisionin Rrokum Roll ishte Petrit Zogaj nga FOL, i cili tha se LDK nuk  asht damtue me zgjedhjen e Thaçit president.

“Kauza e LDK’s asht dashte me qene ndryshe nga ajo qe asht proklamue”, theksoi Zogaj tue shtue se nji subjekt politik nuk mundet me pase si diskurs “anti-Thaçi”.

“Elektorati i verbuem asht elektorat konsvervator”, tha Zogaj tue fole per LDK’n mbas zgjedhjes se Presidentit.

Tue i idealizue si persona te votuem nga na, nuk e kemi paramendue qe kane me ndodh asi lloje luhatje.

Tue besue bllanko te nji individ tash kemi njifare lloje zhgenjimi, e zhgenjimi vjen nga naiviteti”, tha ai tue fole per deputetet te LDK’s qe ishin ne sallen gjate zgjedhjes se Presidentit, e te cilet kane deklarue se nuk kane me ia sigurue quorumin Thaçit.

Asht njifare lloje ironije qe deputetet nuk nuk e votuen kryetarin e tyne per Kryeminister, a kundershtarin e tyne e votuen per President, – shtoi ai.

Tue e kujtue kohen kur Ibrahim Rugova ja ka dorezue PDK’s Qeverine e ka kerkue postin e Presidentit, Zogaj tha se Mustafa ka qene ne gjendje me dhurue postin e Presidentit e me mbajte ate te Kryeministrit, vec per mos me shkue ne zgjedhje.

“Nuk e di se qysh kryetari i LDK’s u shqetesue ma shume pse deputetet nuk e votuen Thacin President, e jo per votat ndaj tij”, theksoi Zogaj tue shtue se kjo len me nenkuptue se ai nuk e ka nen kontrolle veten e tij, e po flet si nji qytetar i thjeshte pa pike pushteti.

E se a ka rol te randesishem te faktori nderkombetar zotni Thaçi, Zogaj tha se kjo situate asht problematike mbasi qe nese kerkohet ne Google ne emnin e tij, kane me dale shume shkrime nga 2006’a e deri tash, ku emni i Thacit lakohet per trafikim te organeve njerezore.

Per prishjen e koalicionit Zogaj tha se kjo nuk ka me ndodh per disa muej, e kjo mvaret nga fryma e PDK’s ne krye me Kadri Veselin, dhe me Gjykaten Speciale, e qysh tha ai, kjo asesi nuk ka me ndodh me proteste te opozites.