Zotimi i Mustafës për Nuland

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çashtje të Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland. Ata diskutuen për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e matejm të SHBA’ve për Kosovën.

Kryeministri Mustafa tha se institucionet e Kosovës, tue u bazue edhe në përkrahjen e ofruem nga SHB’të, kanë me adresue çashtjen e Demarkacionit të kufinit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, tue i hapë udhë lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në vendet e BE’s.

Tue shprehë mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e ofruem për Kosovën, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e plotë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ndërmjet SHBA’ve dhe Kosovës.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi interesimin që me u punue në riformatimin e Qeverisë, i cili ka me përfshi zvogëlimin e kabinetit, përfshimjen e njerëzve të ri si dhe rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e proceseve reformuese.