Zotohet Veseli: Procesi i kthimit te pronave të uzurpueme ka me vazhdue!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqnuem nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka vizitue sot dy prona të lirueme nga uzurpatorët.

Gjatë vizitës së nji lokali të liruem në qendër të Prishtinës, kryeparlamentari Veseli e uroi pronarin e ligjshëm, Naser Januzi për pronën e lirueme.

Kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit e AKP’s vizituen pronën prej 1 hektar e 50 ari, e cila i asht kthy pronarit të ligjshëm, kompanisë “Emona”.

Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se procesi i lirimit të pronave ka me vazhdue deri në lirimin e çdo prone të uzurpueme.

“Prona private asht e shejtë dhe pa kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm nuk mund të presim zhvillim dhe investitorë të huej. Unë inkurajoj gjitha institucionet e rendit dhe ligjit që të vazhdojnë lirimin e gjitha pronave të uzurpueme”, tha Veseli.

Edhe drejtori i AKP’s, Petrit Gashi, tha se institucion që ai drejton, asht tue punue për lirimin e krejt pronave të uzurpueme dhe kthimin e tyne te pronarët e ligjshëm.

 

2-kadriaa

 

3-kadriaa

 

4-kadriaa