Zvicër, hajni shqiptar kapet nga helikopteri i ushtrisë

Ai kishte plaçkitë një shtëpi dhe ishte mundue me ikë, por policia zvicrane me ndihmën edhe të nji helikopteri e ka arrestue 26-vjeçarin shqiptar.

Me mbështetjen nga ajri nga nji helikopter i Forcave Ajrore të Zvicrës, natën e së Ejtes asht arrestue nji hajdut i dyshuem shqiptar nga policia kantonale në Aargauer. Ai asht shqiptar 26-vjeçar, shkruen ‘nzz.ch’.

Ai kishte plaçkitë nji shtëpi, tue i vjedhë stolitë, por edhe pare të gatshme. Ai asht mshefë në afërsi në vendit të ngjarjes, por kur ka pa policinë, ka fillue me ikë, përcjellë albinfo.ch.

Ngjarja mësohet se ka ndodhë pak para orë 20:00, kur policia kishte vërejtë të dyshuemin, i cili mandej ishte zhdukë në errësirë. Për me arrestue të dyshuemin ka dalë në ndihmë edhe nji helikopter i armatës zvicrane, që ka ba të mundun arrestimin e shqiptarit.