Zvicra asht tue i monitorue aktivitetet e 400 xhihadistëve

zvicra.jpg

Autoritetet zvicrane janë tue monitorue aktivitetet e rreth 400 xhihadistëve të mundshëm në rrjetet sociale, të cilat munden me përba nji kërcënim serioz të sigurisë, njoftoi sot Agjencia Zvicrane e Inteligjencës NDB.

“Zvicra asht pika kryesor e sulmeve islamike, për shkak se ajo asht pjesë e fushatës kundër grupeve të tilla të të ashtuquejtunit Shtetit Islamik, këto sulme kane me u ba për shkak të rritjes se sigurisë jo vetëm në Zvicër, por edhe ma gjarë”, thuhet në raportin vjetor të NDB’s.

Raporti tregon fotografitë e nji zvicrane, e cila asht tue qëndrue në Lindjen e Mesme dhe ka të “varun” nji mjet të dyshuem.

Këto monitorime kanë fillue me u marre ma shumë parasysh kur në nji video që qarkulloi para disa javëve në internet, të publikueme nga ISIS me mesin e 60 vendeve të shënueme si objektiva për sulme terroriste ishte edhe Zvicra.

“Zvicra duhet me i parapri sulmet e këtyne grupe të vogla dhe ato duhet me u zbatue me mjete të thjeshta, por me përpjekje maksimale për me i ndale”, thotë raporti i Agjencisë së Inteligjencës.