Zvicra e gatshme me bashkëpunue në zhvillim ekonomik dhe investime, me Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa, priti sot në takim këshilltarin Federal, njiherësh udhëheqës i Departamentit Federal të Mbrojtjes, të Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS), Guy Parmelin.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zavendëskryeministri, Kujtim Shala dhe ministri i FSK, Haki Demolli, Kryeministri njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, integrimet europiane dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Gjatë këtij takimi Kryeministri Mustafa foli edhe për procesin e transformimit të FSK’s në Forca të Armatosuna, tue ba të ditun se janë ba të gjitha përgatitjet për këtë proces.

Zvicra ka ofruar përkrahje tejet të madhe për Kosovën në shumë fusha, duke përfshirë ndihmën e madhe që trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it kanë dhënë për qytetarët e Kosovës. Ne jemi të përkushtuar për fuqizimin e shumanshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy shteteve”, tha Kryeministri Mustafa.

Këshilltari Federal Guy Parmelin, vlerësoi të arritunat në Kosovë. Ai theksoi vullnetin e Zvicrës për avancimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Në këtë kontekst, këshilltari Parmelin shprehu nevojën e identifikimit të fushave në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të thellohet edhe më tutje, si në aspektin ekonomik, të investimeve dhe në lëmenj të tjerë.
Gjatë takimit u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë, për proceset evropiane, lidhur me trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, si dhe për transformimin e FSK-së.
Gjithashtu këshilltari Parmelin ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA dhe FIFA”, thuhet në komunikatën për media.

kryeministri kryeministri1 kryeministri3