Zvicra nuk don me qenë pjesë e BE, e ka tërheqë kërkesën për anëtarësim

Zvicra ka me tërheqë kërkesën për me u anëtarësue në Bashkimin Europian, e paraqitun në vitin 1992. Kështu, vendosi Këshilli Kantonal, i cili ka mbështetë vendimin e Parlamentit Nacional të Zvicrës.

Aplikimi për anëtarësim në BE asht dorëzue në Maj të vitit 1992, por në praktikë ka pushue mbas nji referendumi në Dhetor të atij viti, kur qytetarët zvicranë me nji shumicë të vogël votuen kundër anëtarësimit në Zonën Ekonomike Europiane. Shumica e qytetarëve e mbështesin statusin neutral të Zvicrës, 95 për qind, sa ishte vitin e kaluem.

Mbas shpalljes në fund të Majit në hulumtimin vjetor sociologjik “Siguria 2016”, asht e kuptueshme se zvicranët vlerësojnë gjendjen e pamvarun ekonomike të vendit dhe se nuk duen me qenë pjesë e BE’s.

Këtë vit, në krahasim me vitin e kaluem, numri i përkrahësve të integrimit europian ka ra nga 21 në 16 për qind.