Shqipnia debuton me humbje ndaj Zvicrës

Shqipnia asht mposht nga Zvicra 1:0 në ndeshjen e parë në Kampionatin Europian.

Kombëtarja shqiptare e ka nis keq aventurën e saj në Kampionatin Europian, mbasi asht mposht nga Zvicra me rezultat minimal 1:0.

Zvicrës i janë dasht vetëm 5 minuta lojë me shenue gollen e parë me anë të qendërmbrojtësit Schar, i cili shfrytëzoi nji gabim të portierit Etrit Berisha.

Kur u duk se Shqipnia po kthehej në lojë, gjanat u vështirësuen edhe ma shumë, mbasi kapiteni Lorik Cana u ndeshkue me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtu nga loja.

Në pjesën e dytë Shqipnia kishte raste shumë të mira që më anë të Sadikut dhe Gashit të barazonte rezultatin, por pa sukses.

Në fund Shqipnia u desh të pajtohej me humbje 1:0 nga Zvicra, por nuk ka kohë për deshpërim, mbasi ndeshja e ardhshme do të jetë edhe ma e veshtirë, mbasi ka me luejtë kundër nikoqirit, Francës.

 

Zvicra shenon goll ndaj Shqipnisë, qe kur!

Zvicra ka kalue n’epërsi ndaj Shqipnisë.
Ishte Fabian Schaer ai që shenoi në minutën e 5’të mbas nji gabimi të portierit Etrit Berisha, i cili leshoi portën.