Haxhiu: Zv/kryeministrin ka me vendos Kryesia e PDK

“Prej zyres se partise duhet me u emnue ministrat. Arben Gashi i ka pase qendrimet e tij, e kjo asht normale, por kjo nuk e perfaqeson qendrimin e krejt Qeverise”, tha ne Rrokum Roll, Bekim Haxhiu nga PDK.

Zoti Haxhiu komentoi ate qe kryetari i sapozgjedhun i PDK, Kadri Veseli ka thane nga zyra e PDK se Enver Hoxhaj ka me marr postin e Ministrit te Jashtem, dhe per qendrimin e deputetit te LDK Arben Gashi rreth kesaj çashtje, qe ai e dha ne emisionin Rrokum Roll.

Per largimin e Ramiz Kelmendit nga PDK, per shkak te mosofrimit te pozites se zavendeskryeministrit, Haxhiu tha se per ate pozite vendos Kryesia e PDK.

“PDK asht e gatshme per rifomartim ne çdo forme. Na per momentin i kemi plotesue 2 vende qe mbeten boshe, ai i kryetarit te PDK, dhe nominimi i Hoxhajt per minister”, tha Haxhiu rreth riformatimit te Qeverise, ku shtoi se edhe nese LDK s’asht e gatshme me ba riformatim, PDK asht.

Tue fole rreth shendetesise ne vend, dhe per ministrin e Shendetesise ne vend, Imet Rrahmaniin nga LDK, Haxhiu u shpreh se “interesi im asht gjendja e pacientit, e nese ministri i shendetesise nuk e ka kete prioritet, atehere duhet me dhane doreheqje.

“Nuk mundet me u zgjedh problemi ne shendetesi nese ministri e hap apo jo telefonin, duhet me ba ndryshime ne program”, tha ai