Zv/ministri Ilazi: Shumë shpejt levizje pa viza

ilazi.jpg

Në konferencën e organizueme nga Ministria për Integrim Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal me komunat e rajonit të Prishtinës, “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”, u diskutue për përfitimet e MSA’s.

Zavendësministri i Integrimit Europian, Ramadan Ilazi, tha se ky vit asht vit europian e që shumë shpejt pritet edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Përderisa shumë shpejt presim të kemi lajme të mira lirinë e lëvizjes së njerëzve MSA është një marrëveshje historike. Zbatimi i MSA-së është fokusi ynë sepse në këtë mënyrë vendin tonë do ta orientojmë me vendet evropiane”, tha Ilazi.