Zv/ministri Murtezaj merr përkrahjen amerikane për Kosovën

Zavendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë qendrimit në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, asht prit nga zyrtarë të naltë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Washington, D.C.

Murtezaj, i shoqnuem nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkueme, Vlora Ҫitaku, ka takue ambasadoren Tracey Ann Jacobson, zavendës-asistente kryesore e Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Matthew Palmer, drejtor i zyrës për çashtje të Europës qendrore dhe jugore.

Tue falënderue Shtetet e Bashkueme për përkrahjen e ofrueme Kosovës, zavendësministri Murtezaj i ka njoftue zyrtarët amerikanë për progresin, sfidat dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë.

Murtezaj ka shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të vendit për me i ba krejt reformat e nevojshme, tue theksue se Kosova rrugën e saj ka me ba gjithmonë bashkë me Shtetet e Bashkueme.

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë e siguruen zavendësministrin Murtezaj se Kosova do ta ketë gjithmonë perkrahjen e Shteteve të Bashkueme në ndërtimin e shtetësisë së saj.