Zv/Ministrja Statovci-Demaj shenon Diten e Mesuesit

Zv/ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj, per 7 Mars – Ditës së Mësuesit viziton Shkollen Fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dhe uron mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe të gjithë Kosovës.

Zv/ministrja Statovci-Demaj vlereson nalte rolin dhe kontributin e mësuesve shqiptarë në periudha të ndryshme, tue thane
se profesioni i mësuesit asht i shejte dhe për ma tepër, më shumë sesa profesion asht nji thirrje ku jo të gjithë munden me ba.

“Mësuesit tanë janë ata të cilët kanë mbajtur gjallë në kontinuitet identitetin tonë, ata që kanë kontribuuar
drejtpërsëdrejti që të ekzistojmë si identitet kulturor, kombëtar dhe kanë ndihmuar që gjenerata të tëra të marrin hapin e
parë dhe më pas të vazhdojnë një jetë tutje”, është shprehur zv/ministrja Statovci- Demaj.

Ndër të tjera, zv/ministrja Statovci- Demaj ka thënë se, secila gjeneratë ka njerëzit e vet të suksesshëm, porse bërthama
mbetet mësuesi. “Mësimdhënësit janë heronjë të vërtetë për periudhën e vet dhe ne të tjerët duhet përulësisht të jemi
mirënjohës dhe po mundohemi që këtë ta realizojmë në çdo mënyrë, në funksionet ku jemi”, tha ajo, ndërkaq foli edhe për
angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Arsimit në përmbushjen e obligimeve institucionale karshi mësimdhënësve, duke e
konsideruar këtë veprim si investim i drejtëpërdrejtë në gjeneratat tona.

Ndërsa, Valbona Kastrati, drejtore e “Meto Bajraktari” në Prishtinë, vlerësoi faktin që puna dhë përkushtimi i
mësimdhënësve mbetet i njëjtë pavarësishtë kushteve dhe pozitës në të cilën ata janë gjendur.

“ Është element pozitiv që morali për punë te mësimdhënësit nuk bjen asnjëherë, ndoshta sepse përveq si profesion që kemi
zgjedh, konsideroj se kemi pranë vetës një mision të shenjtë”, tha ajo.