Zv/shefi i organizatës ma prestigjioze për siguri: New York Times ka botue imazh të rremë për Kosovën

Mbas shkrimit të gazetares Carlotta Gall, të botuem në “New York Times” me titull “Si u shndërrue Kosova në tokë pjellore për ISIS”, kanë vazhdue reagimet e shumta nga personalitete të shqueme në tane botën.

Zavendësshefi i “Atlantic Council”, njana prej organizatave ma prestigjioze botnore në fushën e sigurisë, Damon M. Wilson, shkruejti sot në rrjetin social Twitter se, New York Times ka botue nji imazh të rremë të Kosovës si kinse vatër të radikalizmit, tue theksue se Kosova asht shteti ma pro-amerikan në botë, dhe se ajo e lufton ekstremizmin ma mirë së shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

wilson