Zyra e BE’s e denon kështu sulmin ndaj RTK’s!

Zyra e BE’s në Kosovë, përmes nji reagimi, ka denue sulmin e mbramshëm në RTK.

“RTK asht institucion kombëtar i randësishëm i themeluem nga qytetarët e Kosovës dhe i themeluem për qytetarët e Kosovës. Nji sulm mbi të asht kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe interesave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesi Special i BE’së shpreh shqetësimin për këtë sulm tashma të dytë mbi nji institucion publik gjatë disa javëve të fundit.

“Na u bajmë thirrje të gjithëve që të mos shprehin mospajtimet e tyne përmes mjeteve që damtojnë pronën ose që mund t’ju shkaktojnë dam jetës së njerëzve. U bajmë thirrje institucioneve përkatëse që të gjejnë autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë, në mënyrë që të evitojnë çdo përpjekje të tillë në t’ardhmen”, thuhet ma tej në reagim.