Zyra e Kryeministrit tregon a ka me fillue puna e Qeverisë në orën 7

Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditët e para të marrjes së udhëheqjes së egzekutivit po duket të jetë shumë i angazhuem në takime me gjithë akterët me randësi për Kosovën.

Haradinaj, madje në vitin 2012 pati deklarue se kur të bahet kryeminstër i vendit, administrata në Kosovë ka me nisë punën në orën 07:00.

Mirëpo, kjo simbas zyrës së kryeministrit nuk ka me ndodh, mbasi Haradinaj nuk ka kërkue ndryshim të orarit të zyrtarëve të administratës publike.

“Kryeministri Haradinaj ka kërkue angazhim dhe rezultate në punë dhe jo ndryshim të orarit të zyrtarëve të administratës publike. Ka kërkue efektivitet në punë dhe respektim të orarit të punës nga shërbyesit civilë. Njikohësisht ka kërkue edhe mirëkuptimin e tyne në këtë periudhë të fillimit të punës së Qeverisë së re” thuhet në përgjigjen për Indeksonline.

Shperndaje në: