Zyra e presidentit serb: S’e heqim Kosovën nga Kushtetuta

nikolic

Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, ku figuron si pjesë e saj.

Së paku kështu thonë në Zyrën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic.

Këshilltarja e Nikolic, Stanislava Pak, ka thanë se diçka e tillë nuk vjen në konsideratë.

Kosova nuk do të hiqet nga Kushtetuta dhe shkelja e integritetit të Serbisë nuk vjen në konsiderim, ka deklaru këshilltarja e kryetari të Serbisë Tomislav Nikolic, Stanislava Pak.

Tue komentu deklaratën e profesoreshës së drejtësisë Vesna Rakic -Vodinelic se zgjidhja e deritashme nuk i përgjigjet realitetit dhe se duhet që në preambulën kushtetuese të Serbisë që e përmend Kosovën territor të Serbisë, të qendrojë zgjidhja e ngjashme me Kushtetutën e ish – Gjermanisë Perendimore.

Pak ka thanë se propozimi i tillë “nuk pin ujë”.

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic ma herët kishte thanë se Kushtetuta e Serbisë do të ndryshohet por jo për shkak të preambulës që e ka për Kosovën.