Zyra për Përgjime, kriter për liberalizim

vizat

Vazhdimisht zyrtarë shtetnorë kanë deklarue se janë përmbush tetë kriteret e mbetuna për liberalizim të vizave.

Edhe të dillën krerët ma të naltë të shtetit, përveç që thanë se janë përmbush kriteret, u shprehën të bindun se rekomandimi pozitiv ka me ardhë javën e ardhshme.

Por, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka sqarue se zyrës së tij i asht kërkue që me themelue nji Zyre Ndërlidhëse për përgjimet.

Bile, për me vendos në funksion u asht dhanë afat kohor.