Zyrtare: 70 vetë nga Kosova janë luftarë n’Siri e Irak

Zv/ministri i Punëve të Mbrendshme dhe zv/sdrejtori i Policisë së Kosovës, kanë raportue sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Raporti ishte mbi zbatimin e dokumenteve strategjike të sigurisë, përkatësisht, Strategjisë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuem, si dhe të Strategjisë kundër krimit kibernetik.

N’emen të MPB, zv/ministri Valdet Hoxha, tha se ky dokument sigurie, asht miratue në vitin 2012, ndërsa veprimtaria institucionale bazue në të, asht parapa me zgjatë deri në vitin 2017.

Për implementimin e kësaj strategjie, ai tha se MPB bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe me Policinë e Kosovës.

Hoxha tha se kanë lista të sakta të njerëzve, grupeve dhe organizatave që kanë pase për qëllim indoktrinimin e qytetarëve me qëllim final për me iu bashkue luftnave që po zhvillohen në Siri dhe Irak.

Kemi të identifikuara edhe zonat, fshatrat dhe qytetet, se ku është më e theksuar veprimtaria e këtyre elementëve radikal, të cilët janë nën mbikëqyrjen e mekanizmave të sigurisë së vendit. Falë një pune shumë profesionale nga ana e institucioneve, tha ai në vijim, kjo veprimtari është pamundësuar me efikasitet të madh”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se në tetë muejt e fundit, asnji qytetar kosovar nuk u asht bashkue luftnave terroriste në Siri dhe Irak.

Në këto luftëra janë identifikuar 314 pjesëmarrës, ndërkaq, 57 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Aktiv në zonën e Sirisë dhe Irakut janë rreth 70 luftëtarë. Prokuroria e vendit ka bërë 199 kallëzime penale dhe ka ngritur 70 aktakuza, ndërkaq, numri i të dënuarve arrin në 34 veta, për veprimtari të kësaj natyre”.

Në Komision u raportua edhe për strategjinë kundër korrupsionit, të cilën e paraqiti zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Duke folur për rezultatet konkrete lidhur me këtë, ai bëri të ditur se Prokuroria e vendit është duke hetuar 16 raste korruptive, në të cilat supozohet të jenë përfshirë 151 persona. Po ashtu, ai bëri të ditur se deri më tani janë ngritur 54 aktakuza, ndërkaq, njoftoi po ashtu edhe për 31 raste, të ashtuquajtura, “të profilit të lartë”.
Lidhur me këto raste, ai njoftoi se janë ngritur 16 aktakuza, në të cilat supozohet se janë të përfshirë 60 persona. Janë shkatërruar, tha më pas ai, 31 grupe kriminale dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e pasurisë së paligjshme”, thuhet në njoftim.