Zyrtare: Anulohen zgjedhjet e 5 Qershorit në Maqedoni

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuen para pak minutave për shtymjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të caktueme për 5 Qershor.

Me 96 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit zgjedhor simbas të cilave anulohet vendimi paraprak për zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa s’asht caktue data për mbajtjen e tyne, respektivisht u vendos që ato me u mbajte kur të krijohen kushte që ato të jenë demokratike.