Zyrtare: Caktohet data e zgjedhjeve n’Maqedoni

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski ka shpall sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 Qershor.

“Bazue në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për të shpërba Parlamentin, sot nënshkrova dekretin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë që do të mbahen më 5 Qershor 2016.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve e kam dorëzu në Komisionin Shtetnor të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë si organ për zbatimin e zgjedhjeve, te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme “, thuhet në deklaratën dergue mediave.

Përkujtojmë se pjesa ma e madhe e partive opozitare në Maqedoni kanë paralajmëru bojkot të zgjedhjeve për shkak se nuk janë siguru kushtet që ato të jenë fer dhe demokratike.

Opozita dhe nji pjesë e shoqnisë civile kërkojnë shtymjen e zgjedhjeve pa afat, respektivisht deri sa të krijohen kushtet që ato të jenë demokratike.