Zyrtare: Gjykata Speciale nis punën me 2017

Në gjysën e parë të vitit të ardhshëm duhet të jetë gjithçka gati për me fillue punën Gjykata Speciale, ka njoftue sot Sekretari i gjykatës Fidelma Donlon.

Siç asht thanë gjatë prezentimit të gjykatës së re, e cila do të merret me krimet në Kosovë, tashma asht në proces emnimi i gjyqtarëve.

Donlon ka paraqit edhe faqen e internetit të Këshillit të Specializuem të Kosovës, mbasi gjykata tashma asht zyrtare, gjithashtu edhe Zyra e Prokurorit të specializuem, e cila ka me fillue komunikimin me publikun.