Zyrtare: KE rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni Europian sot ka propozu në Këshillin e Bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për popullin e Kosovës, tue e transferue Kosovën në listën pa viza për me hye në zonën Schengen.

Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësim pozitiv i Komisionit të cilët kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj.

Komisioneri për Migracion, Punët e Mbrendshme, Dimitris Avramopoulos ka thanë sot se ka ndjek me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike.

“Ky asht rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të mbrendshme dhe ma gjerë, tue ndikue në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa e randësishme asht udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqun me progresin e arritun. Shpresoj se Parlamenti Europian dhe Këshilli ka me miratue propozimin tonë shumë shpejt.”, ka thanë Avramopoulos.