Zyrtare: Ky asht kandidati i AAK’s për kryetar të Deçanit (foto)

Kryesia dhe Dega e AAK’s në Deçan sot edhe zyrtarisht e kanë kandidue për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosajn.

Merret vesh se Ramosaj asht i preferuem i kryetarit të AAK’s Ramush Haradinaj, por edhe deputetit të kësaj partie, i përfolun si kandidat i mundshëm për Deçanin, Daut Haradinaj.

AAK qeverisë me Deçanin qe nji kohë të gjatë.

Zgjedhjet lokale kanë m’u mbajt me 22 Tetor.

 

Bashkim Ramosaj (në mes) me vëllezërit Ramush dhe Daut Haradinaj