Zyrtare: Ky asht numri i ushtarëve turq që morën pjesë në grusht-shtet

Forcat e armatosuna turke (TSK) njoftuen në nji deklaratë zyrtare këtë 27 Korrik nji totali i ushtarëve që morën pjesë në përpjekjen e dështuem për grusht-shteti më 15 Korrik ishte 8,651 trupa ushtarake.

Mediat turke kanë raportue tue saktësue se qeveria i kishte cilësue si ‘terroristë me uniforma ushtarake të Organizatës Gyleniste.

“Numri i terroristëve në uniforma ushtarake ishte 8.651. Kjo shifër përban 1.5 për qind të TSK”, thoshte deklarata.

Gjithashtu, ajo shtoi se 35 aeroplanë, 37 helikopterë, 74 tanke, 239 mjete të armatosuna dhe tre anije janë përdorë në përpjekje.