Zyrtare: Ky asht vendimi i Qeverisë britanike për përsëritjen e referendumit

Qeveria britanike ka rrxue peticionin e nënshkruem nga ma shumë se 4.1 milion persona për mbajtjen e nji referendumi të dytë lidhun me daljen e vendit nga BE.

Nji email i dërguem tanë nënshkruesve thekson se, qeveria dhe kryeministri e kanë ba të qartë se ky kishte me qenë nji votim që ndodh nji herë në jetën e nji brezi.

Vendimi duhet me u respektue. Tash duhet me u pregaditë për procesin e daljes nga BE”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Qeverisë.

Peticioni online mblodhi ma shumë se çdo peticion tjetër që asht organizue ndonjiherë në web’in e parlamentit britanik. Por, në përgjigjen e saj zyrtare, Foreign Office thotë se ligji mbi rregullat e referendumit nuk specifikon kritere për pjesëmarrjen minimale apo diferencën e fitores.

Ajo thekson se, referendum ishte ushtrimi ma demokratik i votës në historinë britanike me ma shumë se 33 milionë njerëz që patën mundësinë me thanë fjalën e tyne.

Gjithsesi, në email thuhet se peticioni ka me u marrë në konsideratë për nji debat në komisionin e posaçëm parlamentar, tue qënë se ka mbledhë ma shumë se 100 mijë nënshkrime.