Zyrtare: Ky asht vendimi për privatizimin e Brezovicës

Tashma edhe zyrtarisht asht konfirmue se konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështue me i sigurue 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës. Edhe pse, qysh në Dhetor kishin kërkue afat shtesë, sërish nuk i kanë sigurue.

Kështu, si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për me i sigurue mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP dhe propozimin detyrues nga Partneri Privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për me shkëputë Marrëveshjen e PPP’s dhe për egzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat (500.000euro), raportin lajmi.net.

Ky vendim asht marrë sot, dhe thuhet se veprimet juridike të ushtrueme nga ana e Qeverisë janë plotësisht në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së PPP’s dhe të gjithë legjislacionin përkatës.